Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili e shikon kryeministrin Rama si fatkeq që as e do e as e beson integrimin.

Ai komenton një deklaratë të Ramës ku përmend Franz Kafkën e Ismail Kadarenë dhe thotë se i ndot autorët e mëdhenj duke i cituar pa kuptim.

POSTIMI I VASILIT

Idioti i “dobishëm” i Dostojevskit dhe idioti ynë i panevojshëm!!
Kupton pak dhe për ç’shkak citon trashë letërsinë botërore, ndaj “idioti” ynë në dallim nga idioti i dobishëm i Dostojevskit është monoton, i mërzitshëm, pa gusto dhe veshtulloz si vaj i trashë, që nuk lubrifikon dot trurin.

Lexojeni ç’thotë kryeministri ynë, por as mos u nervozoni dhe as mos e humbni durimin, bile as mos u zemëroni, që ai i ndot autorët e mëdhenj duke i cituar pa kuptim, besomëni nuk është faji i tij, që truri i ecën ngadalë dhe përzishëm duke zhurmuar si rrotat e një qerreje të zhytur në baltë e që tërhiqet nga buaj të lodhur e apatike.

Ja ç’thotë i shkreti, fatkeqi kryeministër duke vajtuar për integrimin që as e do as e beson:
“Nëse Franz Kafka apo Ismail Kadareja do të kishin pasur mundësinë të ndiqnin nga brenda këtë procesin e vendimmarrjes së BE-së, për të thënë PO a JO për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të kishin parë se si realiteti e konkurron edhe fantazinë e tyre të pakonkurrueshme…’

Artikulli paraprakNASA: NË 2033 DO TË ARRIHET ZBARKIMI I NJERËZVE NË MARS
Artikulli tjetërFINANCAT PUBLIKE/ AKTI NORMATIV I BUXHETIT, JA SI RISHPËRNDAHEN FONDET MES MINISTRIVE