Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka komentuar dorëheqjen e ish-Ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto duke thënë se, mes tij dhe kreut të LSI-së Ilir meta nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje.
Vasili ka shtuar se, Lëvizja Socialiste për Integrim nuk synon që të lëkundë asnjë karrige ministri, por dorëheqja e Haxhinastos ka lidhje me angazhimin e tij në LSI për Konventën që do të mbahet së shpejti. Edhe Vasili mohon se në qeveri mund të ketë lëvizje të tjera të portofoleve ministrore, në ditët në vijim pritet që të ketë sërish ndryshime.