Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka bërë një paralele mes situatës së vetingut në Shqipëri me atë në Poloni, ku BE e ka gjobitur këtë të fundit me gjobë 1 mln ero në ditë, për pezullimin e legjislacionit që lejonte influencën politike në proces.
Vasili shkruan se zgjatja e Reformës në Drejtësi në vendin tonë, e iniciuar nga Partia Socialiste, do të thotë se do të pezullohen nga detyra disa prokurorë apo gjyqtarë që nuk i përgjigjen pushtetit.
Vasili nënvizon më tej, se në të gjithë këtë periudhë qytetarët kanë parë zero rezultat nga Reforma në Drejtësi dhe çdo ditë po përballen me padrejtësi nga më të ndryshmet.