Ish-kreu i LSI-së Petrit Vasili, ka thumbuar kryeministrin Edi Rama duke thënë se për 4 vjet ai ka qenë në emigracion, dhe se tani po njihet me Atdheun.

Në një status në FB, Petrit Vasili shkruan se Rama ka dështuar në qeverisje, sepse ai “s’ka zënë punë me dorë, por vetëm muhabete ka bërë”.

Statusi i Petrit Vasilit

Kryeministri ka qenë në emigracion për katër vjet. Tani u kthye dhe po njihet me Atdheun dhe qeverisjen e dështuar të kryeministrit Rama. Ka të drejtë në fakt Kryeministri që është mërzitur sepse kryeministri Rama s’ka zënë punë me dorë, por vetëm muhabete ka bërë. Ndaj punë të mbarë kryeministrit të sapo kthyer në Shqipëri, që po demaskon pa mëshirë dështimin e padëgjuar të kryeministrit Rama.

Artikulli paraprakBASHA: CYRBAJ, MODELI I RAMËS PËR HIPOTEKAT
Artikulli tjetër25 TË ARRESTUAR NË PAKISTAN, URDHËRUAN PËRDHUNIMIN E 16 VJEÇARES