Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka derdhur një lumë epitetesh fyese ndaj kryeministrit Edi Rama duke e përshkruar trajektoren e tij nga ‘shkollëpak’ në ‘Bablok’, e fundit e dalë nga përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, pjesë e dosjes 184 të prokurorisë.

Në një postim në “Facebook”, Vasili shkruan se mbase më të saktët në të kuptuarit e Edi Ramës ishin malavita me përfaqësuesit e vet sepse e pagëzuan shkurt e qartë si bablok.

POSTIMI I VASILIT

Trajektorja fatale nga Shkollëpak në Bablok!
Trajektore më të pështirë se sa kjo e Edi Ramës as është parë, por ju sfidoj të gjithëve kur ju them që as do të shihet.
Shkollëpak, mediokër dhe i paaftë pa shërim për punët e shtetit, ky është fiksuar përfundimisht Edi Rama në memorien e shqiptarëve.

Një njeri që grin fjalë papushim, llogje u thotë populli me thjeshtë, ky ka qenë Edi Rama në veshët e njerëzve.
Pa vizion, inatçor provincial dhe hakmarrës kaq ishte gjithçka që Edi Rama mund të ofronte shqiptarëve.

Për fat keq principi i kompensimit nuk mund të ishte me mizor se kaq me Edi Ramën.
Mendjengushtësinë, padijen, karaktetin e dobët dhe pasigurinë që të jep injoranca ky u rrek ta kompensojë në mënyrën më të trashë të mundshme ndaj u kthye në bablok.

Mbase më të saktët në të kuptuarit e Edi Ramës ishin malavita me përfaqësuesit e vet sepse e pagëzuan shkurt e qartë si bablok.
I futur nën ombrellën e krimit babloku mendonte se ishte më i mbrojtur nga shiu i arsyes dhe logjikës.
Babloku mes krimit vriste frikërat e shumta komplekse, që veç rendohen dhe nga të cilat çlirimi është i pamundur.

Bablokut nuk i duhej gjuha e mençur aspak, por i mjaftonte shumë vulgaritet nga ai më kutërbuesi për t’u ndjerë pjesë dhe përfitues kryesor i krimit dhe i ngjashëm me të.
Si bablok qeveriste me rehat të tijtë se nuk merrej fare me ta, por ia jepte krimit t’i përdorte dhe t’ia kthente sërish në zyrat e tij shtetit ndonëse të përlyer shumë rëndë.

Nën çadrën e krimit babloku mbrohej më mirë nga shkollëpakësia sepse i duhej shumë pak shkollë dhe shumë shpërdorim i shtetit për të siguruar para’ pa fund dhe pushtet me bollëk.

Bablokut nuk i duhet vizion por vetëm kurajë idiote për të zhbërë deri në fund shtetin dhe njerëzit për interesin e vet.
Shkurt trajektorja fatale e këtij njeriu është nga një shkollëpak në një bablok. Nuk është trajektore për t’u pasur zili…por nuk është kurrsesi për t’u meshiruar… kurrsesi.

Artikulli paraprakLEFTER MALIQI-RAMËS: TËRHIQU SE FUNDJAVA TJETËR DO JETË MË E ZEZA
Artikulli tjetërNDËRTESA PËRFSHIHET NGA FLAKËT, 3 TË VDEKUR NË PARIS