Vatikan, Papa Françesku surprizë në një spital, bekon foshnjat e sëmura.
Foshnjat e shtruara në spitalin ‘San Giovani’ kanë marrë bekimin nga Papa Françesku gjatë një vizite surprizë. Ai zgjodhi pikërisht spitalin ‘San Giovani’ në Romë për të mbyllur ciklin e vizitave “Mercy Friday” (e premtja e mëshirës) gjatë jubileut të mëshirës. Ai nuk është spital si gjithë të tjerat. Aty janë shtruar bebet e sapolindura të cilat vuajnë nga një sëmundje ose që kanë lindur përpara kohe. Qëllimi i Papës gjatë kësaj vizite ishte për të dhënë një shenjë të fortë për rëndësinë e jetës, që nga moment i saj i parë dhe deri në fund të saj. Po kjo nuk është hera e parë që Papa e bën këtë veprim. Më herët Ai ka befasuar një shtëpi të moshuarish, një qendër rehabilitimit të drogës dhe alkoolit dhe një strukturë për priftërinj në pension.