Në meshën e natës së Krishtëlindjes, në Bazilikën e Shën Pjetrit e mbushur me besnikë,
Papa Françesku interpreton misterin e Lindjes me fjalët e Apostullit Pal: U shfaq hiri i Zotit, atij që na fal dashuri që na fal dashuri hyjnore, dashuri që transformon jetën, rinovon historinë, na çliron nga e keqja, ngjall paqe dhe gëzim.
Për Papa Françeskun, “Zoti nuk na do, sepse ne mendojmë mirë dhe sillemi mirë. Dashuria e tij është e pakushtëzuar, nuk varet nga ne. Dashuria e tij nuk ndryshon, ai nuk është materialist, ai është besnik dhe i durueshëm. Kjo është dhurata që ne gjejmë në Krishtlindje.
Ndërsa sot nga sheshi qëndror i Vatikanit, Papa Francesku ka uruar Krishtlindjet përmes ‘Urbi et Orbi’.”Krishtlindja, – tha Papa është ditë shprese për të gjithë. Është ditë shprese për të shqetësuarit, për të dobtit, për të shtypurit, të braktisurit dhe pë ata që kanë qënë të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre prej luftrave”.
Papa tha gjithashtu se Dita e lindjes së Krishtit është fuqi dhe durim për ata që po përpiqen të sjellin paqe në botë. “Hapni derën për Jezusin. Zoti erdhi tek ne, na shoqëron në jetë, dhe për këtë arsye në jetën e përditshme ne nuk jemi më vetëm”, – theksoi Papa.
Zoti, – tha Papa, – nuk i ndryshon gjërat me magji por nëse e mirëpresim Atë, gjithçka mund të ndryshojë”.Në fund të fjalës së tij, Papa Francesku iu uroi gjithë besimtarëve në botë ditë të paqta dhe besim në Zot.