Vatikani i zhgënjyer: Shqipëria pa Ambasador në 25-vjetorin e marrdhënieve Sipas Radio Vatikanit i fundit ambasador i Shqipërisë pranë selisë së shenjtë është larguar në nëntor të vitit 2013

Në 25 vjetorin e vendosjes së marrdhënieve diplomatike mes Vatikanit dhe Shqipërisë, Selia e Shenjtë shpreh zhgënjimin e saj për mungesën e përfaqësimit në rang ambasadori nga Tirana zyrtare. Organi zyrtar i Selisë së Shenjtë, “Radio Vatikani” shpreh qëndrimin zhgënjyes të këëaj situate që zgjat prej gati tre vjetësh. Pas dhjetëra viteve vuajtjesh dhe perndjekjesh ndaj klerit katolik nga sundimi komunist, më 22 tetor te vitit 1991 u rivendosën marrdheniet në rang ambasadori mes Tiranës zyrtare dhe Vatikanit. Por 25 vjet pas rivënies së marrdhënieve zyrtare, Selia e Shenjte nëpermjet organit të saj zyrtar Radio Vatikanit shpreh zhgënjimin që perfaqësimi i Shqipërisë në Vatikan nuk është në nivelin e duhur diplomatik. “Sot në 25 vjetorin e marrdhënieve mes selisë së shenjtë apostolike dhe republikës së Shqipërisë, Ambasada e Shqipërisë pranë Vatikanit, është pa ambasador.” Sipas Radio Vatikanit i fundit ambasador i Shqipërisë pranë selisë së shenjtë është larguar në nëntor të vitit 2013. Dhe prej gati tre vjetesh kjo ambasadë drejtohet me të ngarkuar me punë, në disproporcion të plotë me perfaqësimin e Vatikanit në Shqipëri, që ka qënë gjithnjë në rang ambasadori. Aktualisht në krye të ambasadës së Shqipërisë pranë Selisë së shenjtë, është Visar Zhiti në pozicionin e të ngarkuarit me punë. Ky i fundit mori këtë detyrë pasi nuk u dekretua më herët si Ambasador nga Presidenti i Republikës. Kisha katolike në Shqipëri, e kundërshtoi fort kandidaturen e Zhitit si ambasador i vendit tonë në Vatikan, duke bërë madje një deklaratë të fortë publike kundër tij. “Konferenca Ipeshkvnore e Shqiperisë dëshiron të shprehë zhgënjimin e saj për faktin që për rolin e Ambasadorit të Shqiperisë në selinë e shenjtë, duke mos kontestuar aftësitë e z.Visar Zhiti, nuk u emerua një perfaqësues i komunitetit katolik” Pas këtij qëndrimi të kishës katolike në Shqipëri edhe Presidenti i Republikës nuk e dekretoi z.Zhiti si ambasador. Por pavarësisht këtyre, qeveria vendosi ta dërgoje z.Zhiti si të ngarkuar me punë, duke i lënë sot e kësaj dite marrdheniet me Vatikanin jo në nivelin e duhur të përfaqësimit.

Artikulli paraprakPERDHUNON 14 VJECAREN ROME,ARRESTOHET 35 VJECARI
Artikulli tjetërApple prezanton iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus