Harmonia fetare në Shqipëri, ku kishat e xhamitë qëndrojë pranë tyre është bërë pjesë e imazhit në një pullë postare filatelie të prodhuar nga Vatikan.
Selia e Shenjtë ka ndërmarrë këtë krijim me rastin e vizitës së parë të Papa Gjon Palit II në Shqipëri, më 25 prill 1993. Në sfondin e pullës filatelie është përdorur imazhi Papës, ai i kishës së Shën Mërisë në Apolloni, statuja e Skënderbeut në qendër të kryeqytetit, një djalë me veshje popullore dhe Xhamia e Tiranës. Në sipërfaqen e pullës është shkruar emri i Vatikanit, ai i shtetit të vizituar dhe data e vizitës së Papa Gjon Palit në Shqipëri.