Vatrat e zjarrit që përfshiu malin e Bardhë më parë vazhdojnë të jenë aktive. Gjatë ditës flakët e zjarrit kanë përparuar drejt qendrës së qytetit të Ulqinit.
Banorë e Ulqinit, sidomos ata që shtëpitë i kanë në afërsi të vendit, ku është përhapur zjarri, shprehen të shqetësuar. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, si nga toka ashtu dhe nga ajri me helikopter po vijojnë. Operacioni për përmirësimin e situatës vijon në terren. Nga zjarri dy shtëpi janë djegur totalisht,por pa pasoja në njerëz pasi ato janë evakuar. Mediat në Malin e Zi shkruajnë se gjatë ndërhyrjes për të shuar zjarrin kanë ardhur në ndihme edhe 2 helikoptera nga Serbia. Forcat zjarrfikëse janë në angazhim për neutralizimin e flakëve. Në ndihmë të repartit zjarrfikës të Ulqinit kanë mbërritur edhe ekipe nga Tivari, ndërsa janë në pritje të ndihmave edhe nga Budva. Po ashtu për të neutralizuar flakët e zjarrit kanë ardhur në ndihmë edhe helikopterë. Policia ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se janë shkaktarë të zjarrit në Mal të Bardhë. Fjala është për disa banorë që banojnë në dalje të Ulqinit në afërsi të vendit ku ka filluar zjarri.