Një fëmijë 9 vjeçar me iniciale F.M. është mbytur mesditën e së premtes në lumin e Gjadrit në Bashkinë Vau-Dejës.
Policia njofton se rreth orës 10:50 minuta është marrë njoftim se në vendin e quajtur “Ura e Gjadrit” në fshatin Naraç të Bashkisë Vau-Dejës është mbytur një fëmijë.
Menjëherë pas mbërritjes në vendin e ngjarjes është konstatuar pa shenja jete I mituri 9-vjeçar. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë thirrur shërbimet mjekësore, pasi e ëma e fëmijës, 42 vjeçarja me iniciale M.M. është lënduar, për shkak se më parë kishte hyrë në lum për shpëtimin e fëmijës.
Këto janë pamjet e mbërritjes së 42 vjeçares në ambientet e Spitalit Rajonal trë SHkodrës, I cila sipas bluzave të bardha fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve nga vendi I ngjarjes 9-vjeçari ka rënë aksidentalisht në lum dhe e ka patur të pamundur daljen edhe për shkak të rrjedhës. Ndërhyrja e së ëmës nuk ka arritur të shmangë mbytjen e të miturit 9-vjeçar.