“Korrupsioni si dukuri” shoqërore është tema e përzgjedhur nga Njësia e Integrimit Europian në bashkinë Vau Dejës në kuadër të Javës së Integritetit. Aktivitetet u përmbyllën me një takim mes aktorëve të ndryshëm në bashkinë Vau Dejës. Entela Kolaj, drejtuese e Njësisë së Integrimit Europian thotë se korrupsioni është një fenomen që na përket të gjithëve për ta luftuar.
Kreu i bashkisë Vau Dejës Mark Babani tregon disa hapa të ndërmarrë si forma për të ndaluar korrupsionin.
Anëtarë të Këshillit të Bashkisë Vau Dejës dhe sekretari shprehen se transparenca me qytetarët është fokusi kryesore.
Java e Integritetit synon të promovojë respektimin e të drejtave të njeriut, inovacionet ekonomike shoqërore apo mjedisore, qeverisjen dhe bashkëpunimin.