Aleanca qytetare për mbrojtjen e demokracisë në bashkinë Vau-Dejës I ka dërguar një shkresë zyrtare kandidatit socialist të kësaj bashkie Mark Babani ku I kërkohet te refektojë e mos të inkriminohet me grupet e njërëzve që e rrethojnë.Në këtë letër thuhet si më poshte :
Nisur nga zhvillimet e fundit, që duket qartazi rruga qorre e një grupi kriminal , që në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë , pa pasur akoma një DEKRET për caktimin e datës së zgjedhjeve, për të mbajtur zgjedhje të lira e të ndershme , duket se po e çon vendin në vëllavrasje.
Mark, reflekto sa je në kohë!
Nuk mund të mbash këtë njollë të zezë mbi shpatulla, as ti dhe as familja jote.
Nuk mund të të mbajë në gjirin e tij as populli i kësaj treve që u burgos, u internua dhe u masakrua nga rregjimi komunist, trashigimtar i te cilit eshte sot pinjolli i firmetarit të denimit te dhjetra intelektualeve, Edi Rama.
Mos nxit konflikte të pa nevojshme ku vëllezërit dhe motrat e Bashkisë Vau Dejës , të të mbajnë mend si një ogurzi, si një shegërt i krimit më të neveritshëm, i cili për egon e tij personale të fryrë nga pëshpërima djallëzore nga një grup njerëzish që e rrethojnë , me një historik kriminal që të gjithë e dime, po të përdorin si “ mish për top”.
Votime pa zgjedhje nuk mund të ketë, edhe ti e di këtë fakt.
Kjo është një betejë madhore ku duhet të mendohen interesat kushtetuese dhe qytetare!
Të gjithe NE banoret e Bashkise Vau Dejës jemi dhe do të jemi në shtepite tona, në familjet tona duke luftuar për ditë për paqe e begati, për lirinë e për demokracinë edhe pas farsës që po mundohet kryeministri të bëjë, por mos HARRO!
Nuk ështët data 30 dita e zgjedhjevet për NE, por DITA E GJYKIMIT për TY dhe për ato që po i sherbejnë këtij plani kriminal!
REFLEKTO sa ka ende kohe, jep kontributin që të shmanget kjo paligjshmeri që mund të ketë pasoja që askush s’do i deshironte.
Është e rëndë të mbash mbi shpatulla misionin kriminal të rilindjes pasi nuk mund të rishohësh më të kaluarën tënde, pasi do të jetë vonë!