Kjo ishte shtëpia e familjes Plepi 9 muaj më parë në fshatin Pistull të Vaut të Dejës.
Pas apelit për ndihmë në televizonin Star Plus gjërat ndryshuan për mirë për familjen Plepi. Tashmë familja ka një shtëpi, çatia e së cilës nuk pikon më.

Kryefamiljari Bledar Plepi ka një falenderim për personin i cili bëri të mundur që familja e tij të mund të jetojë njësoj si të gjithë të tjerat.

Prej më shumë se 17 vitesh familja Plepi jeton mes shumë vështirësive ku përveç problemeve financiare që ka, dy nga pjestarët e familjes vuajnë nga një sërë problemesh shëndetësore.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, POETJA LIZA BOZI DHURON LIBRA NË BIBLIOTEKË
Artikulli tjetërAMBASADA GJERMANE NJOFTON: ÇFARË DUHET TË DINI PËR TË CAKTUAR NJË TAKIM PËR VIZË PUNE NË GJERMANI