Vau i Dejës
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 2 vite e 8 muaj burg, për fshehje të të ardhurave.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Latif Salja, 61 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”.
Ndalimi i tij u bë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin nr. 312, datë 18.04.2017, e ka dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.