Në shkollat e bashkisë Vau Dejës ashtu si në të gjithë vendin ka nisur normalisht procesi mësimor. Në një prej shkollave më të mëdha atje, “Nënë Tereza” këtë vit shkollor ulen në banka 243 nxënës ndërsa u organizua edhe ceremonia zyrtare. Drejtorja e shkollës Denada Kadia i uroi mirësardhjen të gjithëvë nxënësve, në veçanti atyre që nisin shkollën e mesme.

Në këtë ceremoni hapëse në shkollën e Bushatit “Nënë Tereza” mori pjesë edhe kryetari i bashkisë Vau Dejës Mark Babani i cili në fjalën e tij deklaroi se bashkia do mbështesë maksimalisht shkollat por edhe të rinjtë si e ardhmja e asaj zone.

Ish drejtori i shkollës së Bushatit, Pashko Ara tha se shkolla “Nënë Tereza” këtë vit feston 50-vjetorin e hapjes për herë të parë duke përgatitur breza të tërë nxënësish
Në të gjitha shkollat e bashkisë Vau Dejës procesi mësimor ka nisur normalisht ndërsa disa prej shkollave u inspektuan nga kryebashkiaku Mark Babani.

Artikulli paraprak‘SHIU’ I 2800 DIGAVE, SË SHPEJTI MUND TË BJERË MBI BALLKAN, AMBJENTALISTËT: EFEKTI DO TË ISHTE SHKATËRRUES
Artikulli tjetërPD NXJERR DOKUMENTET, BARDHI: MARK BABANI I DËNUAR NË ITALI PËR VJEDHJE MAKINASH