Kanë ardhur në Vaun e Dejës para 50 vitesh kur shtëpitë e tokat e tyre janë përmbytur nga krijimi i liqenit të Vaut të Dejës dhe kanë jetuar në baraka të mbuluara me eternit, një lëndë tepër e dëmshme për shëndetin e njeriut. Një investim i qeverisë shqiptare me 900 mijë USD ka mundësuar heqjen e eternitit dhe vendosjen e çative të reja. Drejtuesi politik i PS për Qarkun Shkodër Ilir Beqaj tha se janë 150 familje që kanë përfituar duke mos qenë më të rrezikuar për shëndetin e tyre…
Beqaj shtoi se nëse duam të zhvillojmë një turizëm të vrullshëm duke qenë se shumë afër është liqeni i Vau Dejësit, parësore mbetet garantimi i banorëve aty për një jetesë më të mirë…
Tashmë banorët e asaj zone në bashkinë Vau Dejës, përveçse nuk do të kenë më shtëpitë me eternit kanë furnizim 24 orë me ujë të pijshëm edhe kjo pas një investimi të bërë.