Në 3-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës pas meshës së shenjtë në kishën e Vau Dejësit, Caritasi dioqezan i Sapës shtroi një drekë për të gjithë personat me aftësi ndryshe për t’i dhuruar pak më shumë dashuri e mbështetje se në përditshmëri.
Ipeshkëvi i Sapës dom Simon Kulli përmes lutjeve tha se është një drekë vëllazërore me miqtë e Nënë Terezës duke qenë se edhe bamirësja shqiptare ia kushtoi jetën të varfërve
I ftuar në këtë drekë me personat me aftësi ndryshe që Caritasi e shtron çdo vit ishte edhe kreu i bashkisë Vau Dejës Mark Babani. Nuk munguan edhe tingujt muzikor duke bërë që personat me aftësi ndryshe të kalojnë edhe çaste të gëzuara.