KANDIDATI I PS PËR BASHKINË E RE PREMTON INVESTIME MADHORE. Nga qendra e Vau Dejësit kandidati i PS për këtë Bashki Gjokë Lleshi mori një mbështetje të gjërë. Shtabi elektoral i kandidatit të PS bënë të ditur një sërë problematikash në Vau Dejës duke dhënë arsyet se pse duhet votuar Gjokë Lleshi.
Banorët, republikan demokrat dhe të gjitha forcat e tjera politike deklaruan se do mbështesin fuqimisht kandidatin e PS Gjokë Lleshi. Kandidati Lleshi nga ana e tij premtoi se në 4 vitet e para të qeverisjes Bashkia e re Vau Dejës do ta ndryshojë totalisht imazhin e saj me investime madhore. Në të gjitha takimet kandidati Lleshi po mbështet nga pjesa më e madhe e elektoratit duke qenë se nuk mund të durojnë më drejtimin nga Partia Demokratike.