Një punishte e përpunimit të drurit është përfshirë nga flakët pak pas mesnate. Ngjarja ndodhi në fshatin Plezhë në bashkinë Vau Dejës. Punishtja e përpunimit të drurit është në pronësi të shtetasit Zef Ndreca i cili kishte shtëpinë ngjitur me biznesin.

Dyshohet se zjarri në këtë punishte është i qëllimshëm dhe shkaku mund të jetë konkurenca e subjekteve të tjera që kanë të njëjtin biznes. Zjarri ende nuk është shuar plotësisht dhe pritet që policia të bëjë kçyrjen e kamerave të sigurisë për të arritur në identifikimin dhe më pas gjetjen dhe kapjen e autorëve.

Autorët ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur lëndë djegëse benzinë duke shkaktuar këtë zjarr. Duke qenë se shtëpia e familjes Ndreca ndodhet afër punishtes, të gjithë anëtarët e familjes në atë moment sapo kanë konstatuar flakët kanë arritur të dalin me shpejtësi duke vënë në rrezik jetën pasi zjarri është përhapur në pak minuta në të gjithë objektin duke vazhduar për orë të tëra edhe gjatë paradites së sotme.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 2 zjarrfikëse nga Vau Dejësi ndërsa në ndihmë të tyre kanë ardhur tre zjarrifikëse nga Shkodra dhe një nga Lezha të cilat bënë të mundur neutralizimin e zjarrit. Efektivët kanë qëndruar gjatë gjithë natës deri në paraditen e sotme duke mos lejuar që flakët e zjarrit të përhapen. Rreth punishtës ndodhen edhe disa banesa të cilat shpëtuan pa u djegur, mes të cilave edhe shtëpia e pronarit të këtij biznesi.

Dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm prej rreth 1 milion euro ndërsa policia dhe zjarrëfikëset vijojnë hetimet për të nxjerrë shkakun e plotë të kësaj ngjarje. Pronari Zef Ndreca i pyetur nga policia rreth këtij zjarri tha se nuk e ka idenë se kush mund ta ketë bërë duke qenë se sipas tij nuk konflikte me persona të tjerë.

 

Artikulli paraprakPAKETA E REZISTENCËS SOCIALE, BASHA: ME LËMOSHË NUK ZGJIDHET KRIZA, AJO VETËM THELLOHET MË SHUMË
Artikulli tjetërGJOBA KARBURANTEVE QË NUK RESPEKTOJNË ÇMIMET E BORDIT