Kryetari i Bashkisë Vau Dejës, Zef Hila, ka inspektuar punimet e fazës përfundimtare të rrugës që lidh fshatin Hajmel me atë të Naraçit dhe me Vaun e Dejës.
Tashmë po hidhet shtresa e dytë asfaltike proçes ky që do të përfundojë brenda pak ditësh. Kjo rrugë me gjatësi rreth 3 km, është mundësuar nga të ardhurat e Bashkisë Vau Dejës, me vlerë prej 35 milion lekësh të reja.
Në këto katër vite, Bashkia Vau Dejës ka realizuar një sërë investimesh.