Mbrëmja e së mërkurës në Vau Dejës iu dedikua banorëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit. Të kthyer për pushime, ata u pritën nga Kryebashkiaku Kristian Shkreli me një koncert të organizuar nga bashkia atje. Në fjalën e tij Shkreli tha se aktiviteti dedikuar emigrantëve do të kthehet në traditë për Vau Dejësin.

Këngëtarët më të mirë të momentit për disa orë dhuruan argëtim për të pranishmit…

Koncerti festiv kushtuar emigrantëve erdhi si bashkëpunim mes Bashkisë Vau Dejës dhe agjencisë së spektakleve “Buna 1” duke ngjallur interes të shumtë tek qytetarët të cilët u bënë bashkë duke festuar deri në orët e vona.

Artikulli paraprakPROCESIONI PËR FESTËN E SHËN RROKUT
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, KONCERTI PËR EMIGRANTËT