Kryqi i Kuq Shqiptare, ka qene kesaj radhe ne Bashkine Vau Dejes ne kuader te fushates kombetare per dhurimin e gjakut.
Por kesaj nisme i eshte bashkuar edhe Kryetari i Bashkise Vau Dejes Zef Hila.
Ne nje postim ne rrjetet sociale, kreu i Bashkise Vau Dejes Zef Hila, ka ndare me te gjithe mesazhin domethenes per dhuruar gjak
Te gjithe bashke, stafi i Bashkise Vau Dejes dhe banore te shumte iu bashkuam nismes per te dhuruar gjak, fale bashkepunimit me Kryqin e Kuq Shqiptar.
Ftoj te gjithe bashkeqytetaret, qe ti bashkohen kesaj nisme, nje iniciative sa humane por edhe njerezore, te kontribuojme te gjithe per te shpetuar jete !