Fëmijët në Vau Dejës për dy muaj do të shijojnë filmat që pëlqejnë më shumë përmes ekranit të kinemasë verore e sapo hapur atje për të vegjelit e asaj bashkie. Kryebashkiaku i Vau Dejësit Kristian Shkreli tha se hapja e kinemasë verore është një moment i rëndësishëm që tregon interesin që kjo bashki ka për fëmijët.
Ata që dhanë idenë për të sjellë një kinema verore në Vau Dejës janë disa të rinj të asaj bashkie.
Vau Dejësi është një nga tre bashkitë e vetme në Shqipëri që ka mundësuar kinemanë verore si një shans më tepër për fëmijët atje që të argëtohen dhe të shijojnë filmat e preferuar.