Dy orë pas bojkotit të procesit mësimor nxënësit në shkollën 9-vjeçare në fshatin Stajkë të bashkisë Vau Dejës janë rikthyer në klasa.

Për shkak të problemit të mosfunksionit të kaldajës, në shkollë mbërriti kryetari i bashkisë Vau Dejës Zef Hila i cili premtoi se deri të mërkurën e kësaj jave në orën 14:00 kaldaja do të vihet në funksion dhe problemi do të zgjidhet.

Kryebashkiaku shoqërohej nga drejtori rajonal i arsimit Kadri Ymeri i cili tha se duke bashkëpunuar po tentohet rritja e cilësisë së shërbimit për nxënësit dhe prindërit.

Nxënësit pranuan të futen në mësim pas bojkotit për rreth dy orë me shpresën që nga dita e nesërme çështja e ngrohjes me kaldajë do të marrë një zgjidhje.

Artikulli paraprakLEZHË, SHKOLLAT PA NGROHJE
Artikulli tjetërKONFLIKT MES TRE TË RINJVE NË LEZHË, NJË NË PRANGA