Bashkia Vau Dejës ka nisur zbatimin e një investimi prej 50 milion lekësh për sistemimin e sheshit nga pedonalja e këtij qyteti deri tek vendi i quajtur Përroi i Tamzës. Kryetari i bashkisë Vau Dejës Kristian Shkreli tha se ky sistemin i këtij segmenti rrugor po bëhet me fondet e vetë bashkisë.

Pritet që punimet në këtë segment rrugor sipas inxhinierit Ramadan Kadria të përfundojnë përpara afatit 4 mujor.

Ky projekt në Vau Dejës përfshin asfaltimin e rrugës, sistemimin e trotuareve dhe drenazhimin e ujërave të bardhe e të zeza. Prej vitesh ky aks ka qenë një shqetësim nga banorët të cilët kanë kërkuar rikonstruksionin për shkak edhe të burimeve ujore nën tokë të cilat kanë dëmtuar asfaltin duke krijuar probleme në lëvizjen e qytetarëve në këtë segment rrugor në ditët me reshje të dendura shiu.

Artikulli paraprakRESHJET E SHIUT, UKQ PASTRON PUSETAT
Artikulli tjetërAGJENCIA PËR MEDIAN E KRYEMINISTRISË ZBARDH DISA NGA NENET E MARRËVESHJES SË FIRMOSUR NGA RAMA DHE MELONI