Pervec infrastrukturës rrugore, Bashkia Vau Dejës i ka kushtuar vëmendje të vecante edhe vaditjes në territorin e saj.

Gjatë sezonit veror është ndërhyrë në disa prej kanaleve vaditëse duke i ardhur në ndihmë fermerëve të zonës për vaditjen e tokave bujqësore.

Administratori i Njësisë Administrative Bushat, Gjovalin Suka, në një intervistë për mediat është shprehur se puna vazhdon edhe gjatë këtyre ditëve,

ndërkohe që kanalet vaditëse janë inspektuar edhe nga Kryetari i Bashkisë Vau Dejës, Zef Hila, i cili ka kërkuar angazhim maksimal punonjësve të Bashkisë Vau Dejës për të qënë pranë fermerëve të zones.

Janë dhjetra kilometër kanale vaditëse të cilat janë pastruar nga fadromat e Bashkisë Vau Dejës duke garantuar vaditje për tokat bujqesore, në disa zona të territorit të Bashkisë Vau Dëjës të cilat njihen për produktet e tyre bujqësore.

Artikulli paraprakSHKODËR-SHIROKË, MBETURINAT SHQETËSIM PËR TË GJITHË
Artikulli tjetërÇUDIA, SHQIPËRIA E PARA PËR PËRDORIMIN E KOKAINËS