Në shtatorin e vitit 1971, 2 muaj para se të inaugurohej hidrocentrali, i Vau-Dejesit dhjetëra familje nga fshatrat Lisen, Vjerdhë, Mllojë e Gomsiqe, kishin lënë tokat dhe shtëpitë, pasi aty do të zinte vend liqeni i Vaut të Dejës. Banorët e këtyre fshatrave populluan një pjesë të qytezës, pasi u vendosën në kapanonet e ish-punonjësve të hidrocentralit, ku përveç strukturave të pasuvatuara, çatitë ishin të mbuluara me eternit.

Sot pas 48 vitesh në lagjen Lisen të Vau-Dejësit jetojnë rreth 1000 banorë në 240 familje. E vetmja gjë që ka ndryshuar janë eternitet e banesave që po shpërbëhen dita – ditës duke u kthyer në burim sëmundjesh.Bannorët e lagjes së varfër e njohin mirë rrezikun e këtij vrasësi të heshtur.

Vitet kalojnë, ndërsa banorët mendojnë për plane të mundshme që mund të zbatohen për zgjidhjen e problemit të tyre. E vetmja gjë që kanë janë kapanonet e ish-punonjësve të hidrocentralit, ku edhe çatitë e eternitit i kanë mbuluar me gurë. Largimi i tyre u bë pa i pyetur nga shteti i atëhershëm, ndërsa me ta u popullua një pjesë e qytezës së Laçit të

Vaut të Dejës, ku ata u vendosen në kapanonet me tulla, pa suvatim, që si mbulesë kishin eternit. Por ndërsa vitet kaluan, as shteti i atëhershëm dhe as ai i pas 1990-s nuk i kompensoi për shtëpitë e tokat që ua zuri liqeni i hidrocentralit

Artikulli paraprakKËSHILLI I LARTË I PROKURORISË RINIS PUNËN
Artikulli tjetërGUR I ZI, BANORËT NDOTIN PËRROIN ME MBETURINA