Në Vau Dejës u zhvillua kampioni kombëtar i qitjes me piatel i organizuar nga Federata Shqiptare e Gjuetisë. Rreth 20 ekipe nga e gjithë Shqipëria morën pjesë në këtë garë….

Kryetari i shoqatës së gjuetarëve Themi Perri thotë se gjuetia por edhe kjo garë është një traditë e hershme në vendin tonë. Ndërkohë kryetari i shoqatës së gjuetarëve “Jakup Bajri” në Shkodër, Zyhdi Mustafa shprehet se kampionati i qitjes me piatel zhvillohet edhe në kuadër të 74 vjetorit të krijimit të shoqatës kombëtare të gjuetisë.

Gara mes gjuetarëve nga e gjithë Shqipëria ishte e fortë ndërsa në fund u dhanë edhe çmimet përkatëse për ekipet fituese si dhe gjuetarët me rezultatet më të mira.

Artikulli paraprakRIVITALIZIMI I LUMIT DRIN NË LEZHË
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 3 KORRIK 2023