Problemet e shendetesise, kane qene ne fokus te nje takimi te organizuar ne Bashkine e Vau Dejesit. Ne kete takim ishte I pranishem edhe Drejtori Rajonal I Shendetit Astrit Beci, nderkohe qe eshte pritur nga Kryetari I Bashkise Vau Dejes Zef Hila.

 

Ne perfundim te ketij takimi Drejtori Rajonal I Shendetesise Astrit Beci ne nje prononcim per mediat u shpreh se ky eshte takimi I pare per te hedhur hapat e bashkepunimit mes dy institucioneve me qellim sherbimin ndaj komunitetit te kesaj zone.

Gjate ketij takimi jane evidentuar nje sere problematikash qe lidhen me mosfunksionimin e qendrave shendetesore ne zonat e thella malore te territorit te Bashkise Vau Dejes,

por ne te ardhmen eshte lene angazhim ku pushteti vendore dhe Drejtoria Rajonale e Shendetit te nderhyjne ne permiresimin e ketij sherbimi per banoret.

Artikulli paraprakSHKODËR, KREMTOHET DITA E RRËSHAJËS
Artikulli tjetërMALI I ZI DREJT VENDOSJES SË GARDHIT ME TELA ME SHQIPËRINË