Në bashkinë Vau Dejës për të mbështetur fëmijët me aftësi të kufizuara, janë krijuar klasa burimore në shkolla që ofrojnë shërbime dhe mbështetje për këtë kategori fëmijësh. Përgjegjësia e shërbimit social, Çuka Babani thekson se këto klasa synojnë të ofrojnë mbështetje të specializuar për nxënësit me nevoja të veçanta.

Në të gjitha shkollat në Vau Dejës është vendosur mësues mbështetës për nxënësit me aftësi ndryshe.

Krijimi i klasave burimore në Vau të Dejës synon të sigurojë mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët, pavarësisht aftësive të tyre.

Artikulli paraprakI AKUZUAR NGA AUTORITETET MAQEDONASE PËR GRABITJE, ARRESTOHET NË MURIQAN 51-VJEÇARI
Artikulli tjetërRAMA FTOI SULËN NË PS, BERISHA: VENDI I TIJ ËSHTË NË PD, BËRI PËRZGJEDHJE TË GABUAR ME LAPAJN