“Fest Folk 2024” u zhvillua në bashkinë Vau Dejës, duke sjellë një mbrëmje të veçantë artistike, ku kryefjalë ishte kënga qytetare dhe ajo burimore, kostumet dhe vallet tradicionale duke përcjellë vlerat më të mira artistike të qarkut Shkodër.
Përmes këtij prezantimi artistik, jo vetëm i përcjellim brezit të ri traditat e bukura të vendit tonë, por edhe i japim promovimin e duhur turizmit shprehen kryetari i bashkisë Vau Dejës Kristian Shkrelit dhe kreu i qarkut Edmond Ndou.
Për artistët pjesmarrës kjo është një nisëm që duhet mbështetur dhe t’i jepet më shumë vemendje vlerave që kemi në art e kulturë, pasi të rinjtë duhet të njihen me rrënjët e tyre dhe t’i ruajnë e trashëgojnë siç kanë bërë të parët.
Koncerti i Ansamblit Folklorik të Qarkut Shkodër “Fest Folk 2024”, do të shtrihet edhe në bashkitë e tjera të këtij qarku duke shërbyer edhe për turizmin kulturor në sytë e vizitorëve të huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë këtë sezon turistik por edhe të emigrantëve që vijnë për pushime në vendin e tyre për të mos humbur lidhjet me vlerat tradicionale artistike.