Përmes një koncerti festiv bashkia Vau Dejës përkujtoi 5 shtatorin, 8 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës.

Koncerti u zhvillua në qendër të Vau Dejësit, në afërsi të bustit të Nënë Terëzës dhe kishës aty që është e parë në botë që mori emrin e shenjtores. Kryebashkiaku i Vau Dejësit Kristian Shkreli tha se të gjithë duhet që të ndjekim shembullin e Nënë Terezës për të kontribuar për të pamundurit.

Ipeshkëvi i dioqezës së Sapës, monsinjor Simon Kulli tha se ende në ditët e sotme në Shqipëri dhe shumë vende të botës gjen Kalkutën me të varfër e të sëmurë që nuk kanë mbështetjen e duhur.

Koncerti në Vau Dejës në 8 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës i kthyer në traditë tashmë vijoi me disa prej artistëve më të mirë të zonës por edhe të ftuar të ndryshëm i realizuar nga agjencia e spektakleve Buna 1 dhe Buna 2.

Artikulli paraprak“QYTEZA” SHEKULLORE NË PLLANË TË LEZHËS
Artikulli tjetërISLAMI: LUFTA E KOSOVËS E DREJTË, HAGA DO E NJOH