Në katedralen “Nënë Tereza” në Vau Dejës u kremtua mesha e shenjtë e Krishtlindjes.

Arqipeshkëvi i dioqezës së Sapës monsinjor Simon Kulli deklaroi se varfëria po detyron shqiptarët që të ikin dhe se pasurimi përmes korrupsionit dhe drogës krijon humnerë tek të varfërit.

Monsinjor Simon Kulli përcolli përpara besimtarëve edhe disa mesazhe të tjera duke thënë se dëshira për t’u pasuruar në kurriz të tjetrit dhe fenomene të tjera negative po rriten dita ditës.

Edhe në katedralën “Nënë Tereza” në Vau Dejës morën pjesë një numër i konsiderueshëm besimtarësh të krishterë ndërsa Star Plus Televizion transmetoi live edhe nga kjo katedrale meshën e shenjtë.

Artikulli paraprakSHKODËR, MESHA E SHENJTË PAS LINDJES SË JEZUSIT
Artikulli tjetërPOLITIKA SHQIPTARE URON PËR KRISHTLINDJE