Kristjan Shkreli është konfirmuar si kryetar i PS në Vau Dejës duke fituar kështu garën brenda familjes përballë kandidatit tjetër Elvis Preçi.

Kristjan Shkreli mori 114 vota dhe Elvis Preçi 3 vota ndërkohë që në total morën pjesë 118 anëtarë të asamblesë nga 134 që janë në total.

I deleguari nga qendra Alfred Peza shprehet se tashmë pas procesit të zgjedhjeve, asamblesë që do jetë në fund të shkurtit dhe përzgjedhjes të kryesisë, PS përgatitet për të shkuar drejt fitores të mandatit të tretë në zgjedhjet parlamentare të 2021.

Në Pukë kandidati i PS për kryetar atje Marash Kolaj, edhe pse ishte i vetëm në garë pa një kundërshtar përballë çuditërisht nuk arriti të fitojë sepse mori 23 vota pro dhe 24 vota kundër ndaj i deleguari Peza shprehet se do të jetë një kryetar i komanduar në PS-në e Pukës.

I pyetur për kryebashkiakët që po akuzohen nga opozita, deputeti Peza shprehet se është përgjegjësia e tyre nëse kanë qenë të pasinqertë në formularin e dekriminalizimit.

Ndryshe nga bashkitë e tjera të qarkut, në PS Shkodër me shumë mundësi nuk do të ketë një process zgjedhjeje për kryetar të PS të kësaj dege dhe pritet që të jetë i komanduar një prej deputetëve aktual.

Artikulli paraprakDEPUTETI PEZA: PS MË E FORTË SE KURRË, OPOZITA NË KRIZË
Artikulli tjetërSEKRETARI BARDHI: DY ANËTARË TË SPAK DUHET TË LARGOHEN