Kryetari i bashkisë Vau Dejës Mark Babani ka firmosur një kontratë sociale me qytetarët si pjesë e projektit “Gratë në iniciativë” e organizatës të grave “Hapa të Lehtë”.
Kjo kontratë është hartuar nga gratë dhe vajzat e bashkisë Vau Dejës dhe konsiston në përmirësimin e ujit, shëndetësisë, ekonomisë, punësimit, edukimit, infrastrukturës dhe turizmit e bujqësisë.
Denada Shpuza e organizatës “Hapa të Lehtë” tregon se si nisi ky projektKryetari i bashkisë Vau Dejës Mark Babani tregoi për përmirësimin e ujit të pijshëm se si do të realizohet por edhe investimet në 13 qendra shëndetësore.
Kryebashkiaku Babani foli edhe për projektet për vetëpunimin tek artizanati, turizëm dhe bujqësi.
Gratë dhe vajzat e pranishme drejtuan disa pyetje në adresë të kryebashkiakut të Vau Dejës Mark Babani për problemet që ata kanë duke marrë edhe përgjigjet përkatëse.