Pas dëmeve material në disa banesa në bashkinë Vau Dejës, kryetari i bashkisë Mark Babani ka bërë inspektime tek familjet e dëmtuara. Familja Bashi në fshatin Kaç është një nga më të dëmtuarat ndërsa edhe kushtet ekonomike janë të vështira

Edhe banesa e Drande Pecit në fshatin Kaç ka pësuar disa dëme.

Kryetari i bashkisë Vau Dejës Mark Babani pas inspektimeve në banesat e dëmtuara tha se do të jetë pranë këtyre familjeve për t’i ndihmuar me çdo mundësi.

Kryebashkiaku Babani inspektoi të gjitha familjet që pësuan dëme duke shprehur gatishmërinë për t’i ardhur në ndihmë.

Artikulli paraprakBUSHAT, SHTËPI TË DËMTUARA, FAMILJARËT TREGOJNË PANIKUN
Artikulli tjetërSHKODËR, 20 MINUTA PAS TËRMETIT VJEN NË JETË NJË DJALË