Në festën e shenjtë të Krishtlindjes kryetari i bashkisë Vau Dejës Mark Babani zhvilloi një vizitë në dioqezën e Sapës teksa u prit nga arqipeshkëvi i kësaj dioqeze monsinjor Simon Kulli i cili shpreson për zhvillim të gjithë zonës së Vau Dejësit.
Nga ana e tij kryebashkiaku i Vau Dejësit Mark Babani uroi të gjithë besimtarët e krishterë në festën e Krishtlindjes.
Arqipeshkëvi i dioqezës Sapës Simon Kulli dhe kryebashkiaku i Vau Dejësit Mark Babani zhvilluan edhe një bisedë miqësore dhe diskutuan për bashkëpunimin e tyre në të ardhmen.