Emergjencat Civile kanë zhvilluar një mbledhje në bashkinë Vau Dejës lidhur me masat që duhen ndërmarrë në rast të reshjeve të shiut apo borës gjatë dimrit.

Prefekti i Qarkut Shkodër i pranishëm në këtë takim kërkoi që strukturat të jenë në gatishmëri në rast përmbytjesh.

Kryetari i bashkisë Vau Dejës Mark Babani i kushtoi një rëndësi gjendjes së shkollave në të cilat nuk mund të përdoret më ngrohja me gaz dhe tha se tashmë po përgatitet një plan konkret ndërsa deklaroi edhe për ndërhyrje tek përronjtë e ndryshëm në mënyrë që fëmijët e zonave të largëta të mos pengohen nga bllokimi i rrugëve.

Gjatë mbledhjes të emergjencave civile në bashkinë Vau Dejës u diskutuan edhe një sërë problematikash të tjera të cilat pritet të zgjidhen në vazhdimësi.

Artikulli paraprakPOSTRIBË, NXËNËSIT : USHQIMI ME COPA QELQI
Artikulli tjetërZBULOHET FABRIKA ME DROGË MENTANFETAMINA, NË PRANGA 2 SHQIPTARË