Këshilli i ri i Bashkisë së Vau-Dejë-sit, është mbledhur për herë të parë pas zgjedhjeve të 21 Qershorit. Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë 20 këshilltarë nga 21 në total duke treguar kështu rëndësinë e vendimeve që do të merren tashmë dhe për njësitë administrative që përbëjnë Bashkinë e Vau-Dejë sit, konkretisht ajo e Bushatit, Hajmelit, Vig-Mnelës, Temalit e Shllakut.

Në këtë mbledhje të parë ka patur një rend dite me pesë pika siç ka qenë zgjedhja e komisionet e përhershme të Këshillit, ndihma ekonomike për muajin Korrik. Po ashtu është miratuar dhe numri i punonjësve të Bashkisë së re të Vau-Dejësit që do të jetë në total 118, si dhe projekt vendimi për ndryshime në plan-buxhetin e bashkisë, duke bërë një rishpërndarjes të fondit. Pikërisht në ndarjen e buxhetit ka patur dhe një plan investimesh ku kryetari i Bashkisë, Zef Hila ka folur për ndërhyrjet më urgjente që do të bëjë Bashkia e Vau-Dejës, ku në plan të parë do të jetë Arsimi. Në pikën e fundit të rendit të ditës ka qenë votimi i sekretarit të Këshillit ku është vendosur Altin Sukaxhija. Ndërkohë që në komisionet e Ekonimisë, të Arsimit e Sportit, Urbanistikës, Shëndetësisë, Emergjencave e të vlerësimit të figurave është bërë shpërndarja e anëtarëve ku shumica e tyre do të drejtohet nga krahu i djathtë politik që ka dhe mazhorancën në Këshillin e Bashkisë së Vau-Dejësit.

Artikulli paraprakKORSI BIÇIKLETASH APO AUTOMJETESH !?
Artikulli tjetërBASHKIA VAU-DEJËS I NËNSHTROHET RIKONSTRUKSIONIT TOTAL