Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ishte në Bashkinë Vau-Dejës të Shkodrës ku inspektoi punimet e kryera në kanalin vaditës Hajmel-Zadrimë ndërhyrje e cila kryhet për herë të parë pas 25 vitesh dhe do të ndihmojë për vaditjen e tokave bujqësore të zonës gjithashtu do të shmangë edhe përmbytjet e prodhimeve bujqësore.

Ministri Panariti shoqërohej edhe nga Kreu Bashkisë Vau Dejës Zef Hila.Në fjalën e tij Panariti shprehu garancinë se të gjitha hidrovoret ,kanalet kulluese dhe ato vaditëse si dhe argjinaturat duhet që të jenë prioritet i kësaj ministrie për të shmangur përmbytjet ku mori si shembull përmbytjet në Maqedoni Bashkia e Vau Dejësit është ndër ato bashki në rang vendi e cila në tre vite qeverisje të PS- nuk ka përfituar asnjë projekt apo grante për fermerët Megjithatë I pyetur Ministri Panariti bëri të ditur se në shtator do të mbërrijnë 61 eskavatorë për të gjithë bashkitë e vendit ku ajo e Vau-Dejësit për shkak të territorit të madh që mbulon do ti mundësohen më shumë se një I tillë. Ndërsa Kreu Bashkisë Vau-Dejës Zef Hila kërkoi që qeveria të jetë më dorëlëshuar për këtë njësi pasi mbulon pjesën më të madhe të prodhimtarisë në rang qarku. Pas vizitës në Vau-Dejes Ministri I Bujqësisë Edmond Panariti u ndal edhe në fshatin Zojz ku inspektoi punimet të cilat ka një muaj që kanë nisur për pastrimin e rrjetit kullues Drin-Gjadër në të cilin ka mbi 30 vite që nuk është kryer asnjë ndërhyrje.

Artikulli paraprakBRAZIL, SULM ME ARMË NDAJ PATRULLËS SË POLICISË
Artikulli tjetërLORO BORIÇI, MERR VËMËNDJEN E KRYEMINISTRIT, GJITHÇKA GATI