Bashkia Vau Dejës ka nisur pastrimin e kanaleve kulluese dhe vaditëse në fshatrat Kukel, Barbullush, Sumëz, Mali Jushit, Rranxa dhe Shkjezë të njësisë Bushat. Banorët shprehen se kanalet kishin disa vite pa u pastruar.

Kryetari i bashkisë Vau Dejës Kristian Shkreli i bën thirrje gjithë fermerëve që të mbjellin tokat pasi kullimi dhe vaditja do të funksionojë tashmë normalisht.

Kanalet kulluese dhe vaditëse në fshatrat e Bushatit kishin humbur funksionin thotë drejtori i shërbimeve publike në bashkinë Vau Dejës Elvis Preçi nga mospastrimi prej vitesh.

Pas njësisë Bushat, bashkia Vau Dejës do vijojë me pastrimin e kanaleve kulluese dhe vaditëse edhe në fshatrat e njësive të tjera në mënyrë që fermerët të kenë mundësi të mbjellin tokat e tyre.

https://youtu.be/nNNb-9NUooQ

Artikulli paraprakISH TË PËRNDJEKURIT: TË NDRYSHOHET KUSHTETUTA
Artikulli tjetërQATIP OSMANI: PËR FITORE EDHE NDAJ EGNATIAS