Stërvitjes së përvitshme të Batalionit I të Këmbësorisë në Vaun e Dejës, sivjet iu bashkuan edhe dy batalione të tjera të Forcës Tokësore, ai i Mbështetjes me Luftim dhe Batalioni III i Këmbësorisë).
Në përfundimin e stërvitjes “Mnela 21” mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili shoqërohej nga kryetari i bashkisë së Vaut të Dejës Mark Babani.Ministri Peleshi vuri në dukje modernizimin vit pas viti të reparteve me armatime dhe pajisje, duke i bërë më të përgatitura forcat tona për të marrë pjesë në misione ndërkombëtare.
Më tej, zoti Peleshi falënderoi efektivët edhe për angazhimin e tyre gjatë situatës së zjarreve dhe i njoftoi ata për vendimin e qeverisë për t’i shpërblyer financiarisht
Stërvitja “Mnela 21” shërbeu për të testuar dhe përmirësuar më tej aftësitë e batalionit të I të këmbësorisë si një repart i aftë për të realizuar operacione luftarake mbrojtëse.