Rreth orës 21:00 në një lokal në Vaun e Dejës, pas një konflikti të çastit, një 26 vjeçar ka plagosur shokun e tij.

Autori është Mark Nikolli, banues në Gomsiqe, Vau i Dejës. Nikolli dyshohet se ka plagosur lehtë me armë zjarri në këmbë shtetasin Fran Ndrecaj, 23 vjeç, banues në Vaun e Dejës. Nga deklarimet e marra në vendngjarje si dhe nga pamjet filmike të sekuestruara nga Policia, rezulton se të dy këta shtetas janë shokë dhe kanë qenë të ulur  në të njëjtën tavolinë në lokal.

Konflikti mes dy shokëve dyshohet për motive të dobëta. Shtetasi Fran Ndrecaj, është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është jashtë rreziku për jetën. Policia ka ngritur pika kontrolli në gjithë zonën dhe po punon për kapjen e autorit të kësaj ngjarje. 26 vjeçari Mark Nikolli është me precedent penal, i dënuar më parë për “Armbajtje pa leje”.

Artikulli paraprakKRYETARI I PS EDI RAMA PERFUNDON TAKIMIN NE SELINE E PS SHKODER
Artikulli tjetërZHDUKET PA LËNË GJURMË 7 VJEÇARI