Në Bashkinë Vau Dejës, është prezantuar për publikun ekspozita e planit të përgjithshëm vendor.
Ekspertët e DLDP, dhe hartuesit e këtij plani vendor kanë zhvilluar një takim me të gjithë grupet e interesit në zonë, ndërkohe që kanë paraqitur edhe rezultatet e arritura në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Vau Dejës Zef Hila. Sekretari i Këshillit Bashkiak, Gentian Ndoj, në një intervistë për mediat ka evidentuar rëndësinë e këtij plani për zhvillimin e Bashkisë Vau Dejës.
Ndërkohë Ndoj ka njoftuar edhe qytetarët për këtë ekspozitë në të cilën paraqiten gjetjet e planit të përgjithshëm vendor. Elementi bazë i komunikimit në këtë ekspozitë janë hartat e ndryshme, por edhe pershkrimi i tyre në një nivel rajonal deri në detaje të propozimeve zhvillimore deri në nivelin e parcelës.