Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin B. M., 48 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Komisariati i Policisë Shkodër arrestoi shtetasen E. Gj., 44 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se ka vjedhur 1 byzylyk në një argjendari në lagjen “Vasil Shanto” dhe 1 palë syze në një dyqan në lagjen “Kongresi i Përmetit”. Punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 44-vjeçarja.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. J., 24 vjeçe, banuese në fshatin Pistull, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakBILANCI I ZJARREVE/ 29 RASTE NË 24 ORË, MINISTRIA E MBROJTJES: 14 VATRA ENDE AKTIVE
Artikulli tjetërPOLICIA RRUGORE E SHKODRËS 717 GJOBA NË 10 DITË