Ujërat e liqenit të Komanit, atraksionet historike, vendbanimet e hershme, lumi i Shalës etj janë vetëm disa nga perlat turistike të bashkisë Vau Dejës. Promovimi i tyre dhe rivilatizimi i ofertës turistike është një prej nismave që ka ndërmarrë së fundmi bashkia Vau Dejës me mbështetjen e Bashkimit Evropian përmes projektit “Vau Dejësi si destinacion turistik” në partneritet me qendrën për promovimin e konkurueshmërisë.
Operatorët turistik flasin për nevojat që ka kjo zonë dhe dëmin që pësuan nga aksioni i policisë për heqjen e varkave.
Lumi i Shalës mbetet një nga perlat turistike të veriut që mban rekord turistësh, por për të mbërritur në atë zonë është e lodhshme dhe e rrezikshme nga rruga e amortizuar e cila nuk është investuar asnjëherë der më tani.