47-vjeçari Gjelosh Voci është vënë në prangat e policisë për shkak pas një konflikti ka qëlluar me armë në drejtim të mikut të vet. Sipas policisë i 47 vjeçari, lindur dhe banues në Toplanë, të Njësisë Administrative Temal, të Bashkisë Vau i Dejës, sapo ka parë forcat e Policisë ka mundur të largohet, por është kapur më pas nga policia.

47 vjeçari, në banesën e tij, pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri kundrejt mikut te tij Petrit Lufi. Ka qënë një telefonatë e cila ka mbërritur në Sallën Operative të Komisariatit të Vaut të Dejës se në fshatin Toplanë kishte një konflikt midis dy shtetasve dhe kishte të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë reaguar në kohë dhe në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Shkodër bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit Gjelosh Vocii cili kur ka parë forcat e Policisë ka mundur të largohet.

Gjatë kontrollit në banesë 47-vjeçarit iu gjeten dy armë zjarri (pushkë) pa leje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ai tashmë do të akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje” .

Artikulli paraprakDY LAGJE NË JUBAN MES MBETURINASH E PA RRUGË
Artikulli tjetërMALI I ZI E DËNOI PËR FLAMURIN, DOMNORI: KU JE EDI RAMA