Në prag të nisjes së sezonit arsimorë, Bashkia Vau Dejës, është në përfundim të punës për rikonstruksionin e ambjenteve të shkollave në të gjithë territorin e bashkisë.

Gjatë kësaj të hëne, Kryetari i Bashkisë Vau Dejës, ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen në shkollën e mesme të bashkuar në Pistull.

Një shkollë e cila i ka ndryshuar tërësisht pamja e saj dhe do të presë nxënësit në vitin e ri shkollore 2018-2019. Përvec nxënësve me fillimin e vitit të ri shkollore do te jetë gati edhe kopshti për fëmijët e zones.

Përvec rikonstruksionit të fasadës së shkollës, me fondet e Bashkisë Vau Dejës është bërë i mundur edhe plotësimi me pajisje dhe baze material për mbarëvajtjen e vitit shkollore, ndërkohe që do të përfshihet në rikonstruksion edhe oborri i shkollës.

 

Artikulli paraprakSTUDIMI I BB, 23 MIJË SHQIPTARË PA KUJDES KIRURGJIK
Artikulli tjetërBOKS, TRAJNERI GJONI: NDESHJA E GJETAN KETËS E TRUKUAR