Kjo është shkolla 9-vjecare e Naracit në Bashkinë Vau-Dejes. Cdo ditë nxënësit janë të rrezikuar për faktin se shkolla nuk ka një mur rrethues. Kështu ata sfidojnë rrezikun për të shkuar në shkollë në një kohë kur edhe në rrugë mungojnë kufizuesit e shpejtësisë. Në këto pamje shikohet se si nxënësit e kalojnë rrugën për të blerë në dyqanin përballë shkollës.

E në fakt kjo gjë ndodh në një kohë kur shkolla nuk ka asnjë element sigurie. Banorët por edhe prindërit e nxënësve i bëjnë thirrje bashkisë Vau-Dejës që të ndërtojë një mur rrethues përreth shkollës si dhe të vendose një roje tek dera sepse sic thonë ata shkolla është pa asnjë një roje

Të gjtha partitë politikë si edhe deputetë në fushata elektorale kanë dhënë premtime të mëdha, por që shkolla mbetet në këtë gjendje. Një shkollë e cila nuk ka as sigurinë më minimale pasi cdo kush mund të hyjë në oborr. Cështë më e keqja shkolla përvecse pa rrethim, ndodhet fare pranë rrugës së makinës. Ndërkohë prindër e qytetarë kanë reaguar disa herë por nuk është marrë asnjë masë

Artikulli paraprakSHKODËR, BASHKITË NUK MENAXHOJNË MBETJET
Artikulli tjetërMIRDITË, FA NDËRTOJNË NJË URË “BAILEY” MBI LUMIN FAN